Ministri Hyseni: Nuk mu helmua gruaja, por këshilltarja
Prishtinë, 31 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka mohuar lajmin e medieve se bashkëshortja e tij është helmuar gjatë një dreke në Laç, Shqipëri.
Në një prononcim për gazetën Zëri, Hyseni ka thënë se bashkëshortja e tij është në gjendje të shkëlqyer dhe se ajo nuk ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Shqipëri.
Gruaja ime është në gjendje të shkëlqyeshme dhe ska qenë me mua në Shqipëri. Ajo punon në shkollën Sami Frashëri në Prishtinë. Delegacioni i Kosovës, i cili zhvilloi takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë i përbërë nga unë, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe dy këshilltarët, Shqipe Mjekiqi dhe Shkodrana Manaj, ka thënë ai.
Sipas ministrit ka qenë këshilltarja e tij ajo që ka përfunduar në spitalin e Laçit, pas disa shqetësime të shfaqura rrugës për në Kosovë.
Shqipe Mjekiqi, këshilltarja ime, ka ndjerë një mundim dhe i njëjti është ndal dhe është trajtuar dhe ka marr trajtim në Laç dhe delegacioni ka vazhduar rrugën për Kosovën, ka thënë ai.