Ministri Hyseni nis vizitat në Paris, Bruksel dhe Berlin
Prishtinë, 2 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës,Skender Hyseni është nisur sot për një turne në tre kryeqyteteevropiane.
Ditën e hënë, ministri Hyseni, do të qëndrojë për vizitë zyrtare nëParis, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë francezë.
Në orët e vona të pasdites, ministri Hyseni do të takojë ministrin e jashtëm të Republikës Franceze, Bernard Kouchner, takim ky i cili do të pasohet nga një konferencë për medie dhe një darkë pune.
Nga Parisi, ministri Hyseni, do të udhëtojë për në Bruksel, ku të martën pritet ti drejtohet Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Pos paraqitjes në Parlamentin Evropian, ministri Hyseni do të takohet edhe me komisionarin e BE-së për Zgjerim, Stefan Fule dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së.
Nga Brukseli, të mërkurën, më 5 maj, ministri Hyseni udhëton për në Berlin, ku do ti bashkohet delegacionit të Presidentit Fatmir Sejdiu, i cili do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.