Ministri Hyseni mbajti ligjёratё nё Universitetin Johns Hopkins
Uashington, 3 shkurt - Pёrpara njё audience tё gjerё dhe interesimi tё madh, Ministri i Puynёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Skender Hyseni, ka mbajtur njё ligjёratё nё Shkollёn pёr Studimeve tё Avancuara Ndёrkombёtare tё Universitetit tё njohur Johns Hopkins nё Uashington, nё temёn Kosova dy vite pas pavarёsisё: Zhvillimi politik, ekonomik dhe i sigurisё.
Nё praninё e njё numri diplomatёsh, studentёsh dhe studiuesish tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare, Ministri Hyseni ka folur pёr tё gjitha aspektet relevante tё cilat e kanё karakterizuar Kosovёn nё periudhёn e pas-pavarёsisё. Fillimisht, ai ka rikujtuar periudhёn e negociatave, angazhimin aktiv dhe nё mirёbesim tё delegacionit tё Kosovёs, shterimin e tё gjitha mjeteve diplomatike dhe tё drejtёn dhe nevojёn pёr tё lёvizur nё drejtim tё pavarёsisё.
Duke folur pёr zhvillimet nё planin e brendshёm, Ministri ka pёrmendur miratimin e kushtetutёs, njё dokument themeltar modern, qё garanton tё drejtat e tё gjithёve dhe pёrmban garancione tё veçanta pёr komunitetet jo-shumicё, pёr tё arriturat e prekshme nё fushёn e mbrojtjes nё praktikё tё kёtyre tё drejtave, pёr procesin e decentralizimit dhe pёr zgjedhjet e nёntorit, qё nga misione tё ndryshme vёzhguese janё cilёsuar si tё lira, tё drejta dhe demokratike. Gjithashtu, ai ka thёnё se ёshtё duke u punuar shumё, bashkё dhe me Misionin e BE-sё pёr Sundim tё Ligjit, nё vendosjen e rendit dhe tё ligjit nё veri tё Kosovёs, pёrkundёr ndёrhyrjeve tё vazhdueshme destabilizuese tё Serbisё.
Nё ligjёratёn e tij, Ministri Hyseni ka folur edhe pёr krijimin dhe ekzistimin e kornizёs sё favorshme ligjore pёr investimet e huaja, rritjen e vazhdueshme ekonomike, pёrfundimin e plotё tё procesit tё anёtarёsimit nё Fondin Monetar Ndёrkombёtar dhe nё Bankёn Botёrore dhe hapjen e mbi 20 ambasadave dhe misioneve konsullore.
Nё planin e marrёdhёnieve ndёrkombёtare tё Republikёs sё Kosovёs, Ministri Hyseni ёshtё pёrqendruar veçanёrisht te procesi i njohjeve, procesi kёshillёdhёnёs nё Gjykatёn Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё dhe anёtarёsimi i Republikёs sё Kosovёs nё strukturat ndёrkombёtare. Qёllimi madhor pёrpara nesh, ka thёnё Ministri, ёshtё integrimi nё BE dhe NATO, qё njёherёsh ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё lёvizur pёrpara dhe pёr tё zgjidhur e lёnё mbrapa tё gjitha mosmarrёveshjet dhe problemet qё ekzistojnё midis shteteve tё rajonit.
Me kёtё rast, ai e ka bёrё tё qartё se çfarёdo vonese e integrimit tё Kosovёs nё familjen e madhe evropiane do tё ishte gabim fundamental. Ai, ka ripёrsёritur nevojёn pёr integrimin nё BE tё shtatё shteteve tё Ballkanit Perёndimor pak a shumё nё tё njёjtёn periudhё kohore.
Tutje, ai ka thёnё se Kosova ёshtё plotёsisht e gatshme tё marrё pёrgjegjёsitё e anёtarёsimit nё institucionet ndёrkombёtare, pёrfshirё kёtu Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara, pёr çka Kosova ёshtё thellёsisht e pёrkushtuar dhe kёtё ёshtё duke e dёshmuar nё praktikё. Njё shembull i kёtij pёrkushtimi ёshtё miratimi sё voni nё parim i projektligjit pёr zbatimin e sanksioneve ndёrkombёtare, tё vendosura nga Organizata e Kombeve tё Bashkuara.
Ministri Hyseni po qёndron nё Uashington, D.C., pёr tё marrё pjesё nё ngjarjen tradicionale tё Lutjes sё Mёngjesit, qё kryesohet nga Presidenti i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs. Ministri po ashtu do tё zhvillojё njё sёrё takimesh me pёrfaqёsues dhe zyrtarё tё lartё, si tё Shteteve tё Bashkuara, ashtu dhe tё shteteve tё tjera.