Ministri Hyseni ka udhëtuar për në Francë

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtuar sot drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Konferencën ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila më 29-31 maj do të mbahet në qytetin e Nicës.
Pjesëmarrja e Ministrit Hyseni në këtë konferencë vjen pas ftesës që i është bërë atij nga Ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner, gjatë vizitës së Hysenit në Paris më 3 maj.
Në konferencën e Nicës, Ministri Hyseni pritet të takojë përfaqësues dhe homologë nga vende të ndryshme anëtare të organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Ministri Hyseni po ashtu do të takohet edhe me disa ministra nga vende anëtare të kësaj organizate që tashmë e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.