Ministri Hoxhaj viziton Malin e Zi
Prishtinë, 29 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku ndër të tjera, do të nënshkruajë tri marrëveshje ndërshtetërore bashkëpunimi me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane të Republikës së Malit të Zi, Milan Roćen.
Dy ministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen për ripranimin (Kthimin dhe Pranimin) e personave që janë pa leje qëndrimi, Marrëveshjen për regjistrimin e mëvonshëm të personave të zhvendosur nga Kosova me qëndrim në Mal të Zi, në regjistrat themeltarë dhe në regjistrin e shtetasve të Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen për ripranimin e personave, hyrja dhe qëndrimi i të cilëve është joligjor.
Gjatë vizitës në Mal të Zi, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në takimin e radhës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të kartës së Adriatikut US-Adriatic Charter (A5).