Ministri Hoxhaj viziton Katarin
Prishtinë, 12 tetor - Pas përmbylljes së suksesshme të vizitave në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt, sot, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Katar.
Gjatë vizitës, Ministri Hoxhaj do të takohet me udhëheqës të lartë të shtetit të Katarit dhe personalitete të tjera, përfshirë edhe diplomatë të vendeve të tjera të akredituara në Katar.
Kjo vizitë pritet të ketë efekte të rëndësishme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.