29 Prill 2024

Ministri Hoxhaj viziton Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Katarin

Prishtinë, 9 tetor - Me ftesë të ministrave të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot, niset për vizitë zyrtare në këto tri shtete.

Përveç takimeve me tre homologët, Ministri Hoxhaj do të zhvilloj edhe vizita dhe takime me përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të tyre, si dhe me diplomatë të shteteve të tjera të akredituara në to.

Gjatë takimeve mes Ministrit Hoxhaj dhe ministrave të Punëve të Jashtme të Emirateve, Katarit dhe Kuvajtit do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor mes Kosovës dhe këtyre tre shteteve mike, si dhe për procesin e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimeve do të diskutohet edhe për kontributin e këtyre shteteve për avancimin e mëtutjeshëm dhe përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)