07 Maj 2024

Ministri Hoxhaj viziton disa shtete të Bashkimit Evropian

Prishtinë, 20 nëntor - Në kuadër të angazhimeve për fuqizimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë zyrtare në disa prej shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Me ftesë të zëvendëskancelarit, njëkohësisht ministër Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Michael Spindelegger, sot, ministri Hoxhaj do të qëndrojë në Republikën e Austrisë, ku do të zhvillojë takime zyrtare me Spindelegger.

Gjatë vizitës në Austri, si dhe në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, ministri Hoxhaj do të kërkojë vazhdimin e përkrahjes së vende partnere për avancimin e proceseve integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës si dhe do informojë autoritetet e shteteve përkatëse për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)