30 Prill 2024

Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Strasburg

Prishtinë, 12 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Strasburg.

Gjatë vizitës dy ditore, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me shumë deputetë të Parlamentit Evropian, si dhe diplomatë e përfaqësues të tjerë të lartë të mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxhaj, po ashtu do të marrë pjesë në një seancë të Parlamentit Evropian, në të cilën do të diskutohet për Kosovën.

Në këtë seancë, Ministri Hoxhaj do të mbajë një fjalim, në të cilin do të paraqes gjendjen në Kosovë, do të informojë eurodeputetët për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë si dhe do të paraqes objektivat dhe prioritetet e institucioneve të Kosovës për konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit në të gjithë territorin e shtetit.

Ministri Hoxhaj do të kërkojë nga PE-ja vazhdimin e mbështetjes për Kosovës, me theks të veçantë në proceset integruese në BE. 

Në takimet e tjera të veçanta, Ministri Hoxhaj do të informojë personalitetet e larta të BE-së për zhvillimet pozitive në të gjitha aspektet e jetës në Kosovë, si dhe do të kërkojë përkrahje të përgjithshme për avancimin e rrugës integruese të Kosovës në mekanizmat e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)