Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Slloveni
Prishtinë, 20 nëntor - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel bogar, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj , ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Slloveni.
Gjatë takimit me Ministrin bogar, do të diskutohet për marrëdhëniet bilaterale, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës si dhe avancimin e perspektivës së Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij bogar, të hënën, do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve.
Po ashtu gjatë kësaj vizite, Ministri Hoxhaj do të takojë edhe diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në këtë vend si dhe personalitete të jetës politike e kulturore.