04 Maj 2024

Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Mal të Zi

Prishtinë, 10 janar - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Rocen, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Gjatë vizitës dy ditore në Podgoricë, Hoxhaj do të takohet me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, Kryeministrin Igor Luksic, homologun malazez Milan Rocen si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë politik dhe institucional në këtë shtet fqinj.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj dhe Ministri Rocen do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
 
Për nder të delegacionit të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Rocen, do të shtrojë një drekë zyrtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)