Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Londër
Prishtinë, 7 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar sot për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Gjatë qëndrimit në Londër, ministri Hoxhaj do të takohet me udhëheqës të lartë të institucioneve britanike, përfaqësues të jetës politike, diplomatë e personalitete të tjera.
Ministri Hoxhaj po ashtu do të ketë takime me përfaqësues të jetës akademike, aktivistë të shoqërisë civile e gazetarë, para të cilëve do të prezantojë të arriturat e Kosovës gjatë pesë vjetëve të fundit, si dhe proceset kryesore që po zhvillohen në Republikën e Kosovës.