Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Itali
Prishtinë, 6 korrik - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Franco Frattini, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të mërkurën është nisur për një vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë qëndrimit në Romë, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve italiane, dhe me personalitete nga jeta publike dhe trupi diplomatik i akredituar në Itali.
Ministri Hoxhaj do të ketë një takim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini, gjatë të cilit do të bisedohet për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve tona.