16 Janar 2025

Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Francë

Prishtinë, 25 mars - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Francës, Laurent Fabius, sot ka filluar një vizitë zyrtare në Paris, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Francë, ministri Hoxhaj, përveç takimit me homologun Fabius do të zhvillojë takime edhe në Komisionin për Punë të Jashtme të Asamblesë Nacionale të Francës dhe me përfaqësues të tjerë të lartë institucionalë e politikë të Republikës së Francës.

Ministri Hoxhaj po ashtu do të ketë takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe jetës akademike në Paris, ku do të prezantojë prioritetet kryesore të politikës së jashtme kosovare, progresin e gjithanshëm brenda vendit si dhe avancimin e proceseve integruese e zhvillime të tjera të rëndësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)