Ministri Hoxhaj, vizitë zyrtare në Danimarkë
Prishtinë, 29 tetor- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar të hënën për një vizitë zyrtare në Danimarkë, ku do të qëndrojë me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Danimarkës, Villy Søvndal.
Gjatë qëndrimit në Kopenhagë, Ministri Hoxhaj, përveç takimit me homologun danez, Villy Søvndal, do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të lartë të Qeverisë daneze si dhe do të zhvillojë vizita në institucione të tjera të Danimarkës.
Vizita e Ministrit Hoxhaj në Danimarkë, pritet të ketë efekte konkrete në fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.