19 Janar 2025

Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Bullgari

Prishtinë, 2 dhjetor - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin, sot fillon një vizitë zyrtare në Sofje, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.
 
Përveç takimit me homologun Vigenin, Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, kryeministrin Plamen Oresharski dhe udhëheqësit e Parlamentit të Bullgarisë.

Gjatë takimeve të ministrit Hoxhaj me autoritetet më të larta shtetërore bullgare, do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme, me theks të veçantë proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kjo vizitë pritet të ketë rezultate konkrete në fuqizimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)