19 Janar 2025

Ministri Hoxhaj vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

Conakry, 11 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e tretë të Samitit të 40-të të vendeve të OBI-it ka takuar homologët dhe përfaqësuesit e disa vendeve anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë njohur Kosovën si Kameruni, Maroku, Algjeria, Mozambiku, Republika e Surinameve dhe Kazakistani.

Ministri Hoxhaj i ka dorëzuar kërkesën për njohje ministrit të Shtetit të Kamerunit, Adoum Garagoum, me të cilin po ashtu kanë biseduar për nevojën e vendosjes edhe të marrëdhënieve diplomatike pas njohjes së Kosovës.

Kërkesën për njohje, ministri Hoxhaj ua ka dorëzuar edhe homologëve dhe përfaqësuesve të Marokut, Algjerisë, Mozambikut, Republikës së Surinameve dhe Kazakistanit.

“Disa ministrave të Jashtëm që i kam takuar ua kam dorëzuar kërkesën për njohje të Kosovës edhe pse kontakte dhe komunikime kam pasur edhe më herët. Tani janë shumë më të informuar dhe mora premtimet që kërkesat do të shqyrtohen nga qeveritë e tyre përderisa ka vende të cilat do të lëvizin shumë shpejt drejt njohjes së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve dhe të dërguarit special në OBI e kanë siguruar ministrin Hoxhaj për një qasje proaktive të vendeve të tyre në raport me Kosovën dhe njohjen e saj.

Temë tjetër diskutimesh ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe homologëve të tij ka qenë edhe vendosja dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve përtej njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në margjina të Samitit, kryediplomati kosovar ka takuar edhe ministrat e jashtëm të Egjiptit dhe Gambisë, të cilët i ka falënderuar për njohjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës muajve të fundit.

Po ashtu, Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësuesin special amerikan në OBI, Rashad Hussain, ndërsa ka darkuar me sekretarin e ri të përgjithshëm të OBI-t, që merr pozitën prej janarit, Iyad Madani.

Në përmbyllje të Samitit, ministri Hoxhaj pritet të mbajë një fjalim ku do të kërkojë njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe t’i njoftoj me progresin e shënuar në Kosovë në muajt e fundit.

Po ashtu, në agjendën e punës të Samitit pritet të miratohet edhe një Rezolutë për Kosovën që bën thirrje për njohje nga vendet islamike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)