17 Janar 2025

Ministri Hoxhaj uron sekretarin Kerry për pavarësinë e SHBA-ve

Prishtinë, 4 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, me rastin e shënimit të 237 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qytetarët e  Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohjes për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.\"

\"Republika e Kosovës dhe SHBA-të do të mbesin përgjithmonë shtete mike, partnerë dhe aleat të vërtetë. Populli i Kosovës ju bashkohet festës suaj në këtë ditë të madhërishme“, thuhet ne telegramin e urimit.

Ministri Hoxhaj ka shprehur besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe popujve do të thellohen edhe më tutje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)