Ministri Hoxhaj udhëton në një vizitë zyrtare në Japoni
Prishtinë, 4 dhjetor - Me ftesë zyrtare të Ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë, Koichiro Gemba, Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar sot në vizitë zyrtare në Japoni.
Gjatë qëndrimit atje, ministri Hoxhaj do të ketë takime të shumta me përfaqësues shtetëror të Japonisë, të shoqërisë civile dhe medieve.
Në takimin me ministrin e Jashtëm të Japonisë do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, sidomos në fushën e ekonomisë, investimeve në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.
Ministri Hoxhaj po ashtu do ketë takime me përfaqësues dhe ambasador të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.