17 Janar 2025

Ministri Hoxhaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Suedi

Prishtinë, 17 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Suedi.

Kryediplomati Hoxhaj do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström, me të cilën do të diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në këtë drejtim ministri Hoxhaj pritet të kërkojë nga Wallström, vazhdimin e përkrahjes për Kosovën në fushat që kanë objektiv përshpejtimin e procesit integrues në strukturat euro-atlantike pasi që Suedia është një nga shtetet e shumta që e ka mbështetur Kosovën në sektorë të rëndësishëm si, në zhvillimin e arsimit, mjedis dhe klimë, në qeverisjen demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës zyrtare do të ketë takime edhe me përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme, të cilët gjithashtu do t’i njoftojë me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet institucionale me qëllim integrimin e vendit në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)