18 Maj 2025

Ministri Hoxhaj "rehaton shokët"

Prishtinë, 10 qershor - Shefja e kabinetit Heroina Telaku dhe këshilltari i lartë politik Lulëzim Pllana, që të dy të ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj janë shpërblyer mirë nga shefi i tyre e ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxha. 

Ajo dhe Ai përveç se janë ende zyrtarisht në postet e emëruara (shih foton kryesore) ata janë emëruar edhe në dy detyra të larta diplomatike, Heroina Telaku, zyrtare e lartë për BE – Parlament (Bruksel dhe Strasburg = shh foto 2 ) dhe Lulëzim Pllana, zyrtar i lartë për Këshill të Evropës (shih foto 3). 

Në fakt Telaku dhe Pllana “de jure” edhe më tutje vazhdojnë të mbajnë postet e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Por ata poashtu i kanë futur në xhep edhe vendimet e tyre për emërime në poste diplomatike jashtë vendit në Bruksel dhe në Strasburg.

Pra edhe  Heroina edhe Lulëzimi duket se i kanë shfrytëzuar shkëlqyeshëm për vetvete postet  e tyre në shërbimin civil në MPJ për të avancuar në karrierën e tyre diplomatike.

Por ata megjithëse nuk kanë dhënë dorëheqje kur  kanë  aplikuar në pozitat e shërbimit diplomatik siç e kërkon Ligji për shërbyesit civilë dhe Ligji për shërbimin diplomatik, ata ende vazhdojnë të mbajnë këto pozita pavarësisht që tashmë janë pranuar aty ku kanë aplikuar në stafin diplomatik të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, shkruan sot gazeta “Bota sot”

/Bota Sot/


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)