17 Maj 2024

Ministri Hoxhaj për vizitë zyrtare në Letoni

Prishtinë, 30 nëntor - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, sot ka filluar një vizitë zyrtare në Letoni, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Riga, ministri Hoxhaj përveç me homologun Rinkēvičs, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë të Letonisë, duke filluar nga presidenti Andris Bērziņš, përfaqësues të lartë të Parlamentit si dhe institucioneve të tjera të Letonisë.

Ministri Hoxhaj do të prezantojë progresin e gjithanshëm në Kosovë, si dhe do të kërkojë vazhdimin e përkrahjes së Letonisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese euroatlantike.

Gjatë kësaj vizite do të ndërmirren hapa konkret për fuqizmin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)