Ministri Hoxhaj për vizitë zyrtare në Itali
Përveç takimit me ministrin e Jashtëm italian Terzi, gjatë qëndrimit në Romë, ministri Hoxhaj do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve italiane. Në këto takime, Hoxhaj do të marrë mbështetjen e shtetit italian për perspektivën e qartë integruese të Kosovës si dhe për proceset e tjera në drejtim të forcimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
Ministri Hoxhaj, po ashtu do të zhvillojë takime me diplomatë të shteteve të tjera të akredituar në Romë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, do të paraqitet edhe në aktivitete të tjera të nivelit të lartë, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Shoqatën Italiane për Organizmat Ndërkombëtare (SIOI) , ku përveç personaliteteve të shumta italiane dhe nga kori diplomatik, do të marrë pjesë edhe presidenti i kësaj shoqate, ish-ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini.