Ministri Hoxhaj për vizitë zyrtare në Estoni
Prishtinë, 16 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Estonisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Paet.
Ministri Hoxhaj gjatë qëndrimit në Tallin do të takohet me homologun estonez, Urmas Paet dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve, përfshirë edhe takime në Parlamentin e Estonisë.
Ministri Hoxhaj dhe ministri Paet, do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Estonisë, që ka të bëjë me përmbushjen e kritereve euro-integruese të Republikës së Kosovës.