Ministri Hoxhaj për vizitë zyrtare në Çeki
Prishtinë, 2 dhjetor - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, për vizitë zyrtare në Pragë do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Gjatë qëndrimit në Çeki, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me homologun Schwarzenberg, udhëheqës të Senatit dhe institucioneve të tjera të Çekisë si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile e medieve.
Ministri Hoxhaj do të prezantojë progresin e gjithanshëm në Kosovë, si dhe do të kërkojë vazhdimin e përkrahjes së Çekisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese euroatlantike.
Kjo vizitë pritet të ketë rezultate konkrete për fuqizmin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.