18 Janar 2025

Ministri Hoxhaj paralajmëron njohje të reja për Kosovën

Prishtinë, 19 nëntor - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë ekskluzive për gazetën turke “Sunday’s Zaman”, ka deklaruar se rruga e Kosovës drejt integrimit të plotë në komunitetin e shteteve të pavarura është e paevitueshme, duke paralajmëruar njohje të reja për Kosovën, në muajt në vijim.

Hoxhaj tha se procesi njohjeve ka një shtrirje globale, duke përmendur se vetëm në shtator Kosova është njohur nga tre shtete nga kontinente të ndryshme, Grenada, Libia dhe Tailanda.

Ai ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se Kosova angazhohet për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, gjë që do të ndihmonte në zhvillimin e Kosovës dhe fuqizimin e pozitës së saj ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu ka folur për përkushtimin e Kosovës për përmbushjen e të gjitha standardeve të nevojshme që të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ky do të jetë një proces i gjatë, por ne kemi një konsensus kombëtar në çështjen e anëtarësimit në mekanizmat evropian”, tha ministri Hoxhaj, për “Sunday’s Zaman”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)