Ministri Hoxhaj nis sot vizitën zyrtare në Maqedoni
Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësues të shoqërisë civile e të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni.
Ministri Hoxhaj gjatë vizitës do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, me kryeministrin, Nikola Gruevski, homologun maqedonas, Nikola Poposki dhe zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi.
Hoxhaj po ashtu do të marrë pjesë në disa programe të organizuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ku do të ketë takime me përfaqësues të ndryshëm të politik dhe të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni.