Ministri Hoxhaj në vizitë zyrtare në Austri
Prishtinë, 22 nëntor - Pas vizitës së tij në Slloveni, me ftesë të zv/kancelarit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë dy ditore në Austri, ku do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të këtij shteti.
Në takimin me ministrin e jashtëm, Spindelegger, ministri Hoxhaj do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve si dhe për proceset integrues të Kosovës.
Ministri Hoxhaj po ashtu do të ketë takime me shumë diplomatë, përfaqësues të jetës publike, politike, ambasadorë të akredituar në Vjenë, profesorë, përfaqësues të medieve etj.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, ministri Hoxhaj po ashtu do të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Vjenës me temën Kosova tri vjet shtetësi dhe rruga e saj përpara.