28 Prill 2024

Ministri Hoxhaj merr pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit

Prishtinë, 3 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit (V4), me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili fillon me 4 nëntor në Pragë të Republikës Çeke.

Në takim, përveē përfaqësuesve të vendeve anëtar të V4, do të marrë pjesë edhe Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë së Mirë, Stefan Füle.

Po ashtu, në takim janë ftuar edhe Drejtori Menaxhues në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, Miroslav Lajčįk dhe Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel ®bogar.

Takimi i ministrave të jashtëm është shprehje e fokusit afatgjatë në bashkëpunimin ndërmjet Grupit të Vishegradit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe synon të japë mbështetjen e këtij Grupi për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Perspektivat e bashkëpunimit të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, avancimi i situatës aktuale në rajon dhe opinionet rreth integrimeve të mëtutjeshme evropiane, do të jenë tema të tjera të diskutimit.

Gjatë takimit, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të paraqes të arriturat e Kosovës në të gjitha segmentet, me theks të veēantë në konsolidimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Hoxhaj po ashtu do të flas për avancimin e agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke kërkuar mbështetjen e Grupit të Vishegradit, përfaqësuesve të tjerë të lartë të BE-së dhe shteteve anëtare prezentë në këtë takim të rëndësishëm.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj do të zhvilloj takime të ndara edhe me homologë të vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, ministra të jashtëm të vendeve të rajonit dhe përfaqësues të mekanizmave të BE-së.

Grupi i Vishegradit, (i njohur ndryshe si \"Vishegrad katër \" ose shkurt \"V4\") reflekton përpjekjet e shteteve të Evropës Qendrore, ku bëjnë pjesë Republika Ēeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, që të punojnë së bashku në një numër fushash të interesit të përbashkët, brenda integrimit mbarë evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)