05 Maj 2024

Ministri Hoxhaj merr mbështetje të fuqishme nga Belgjika

Prishtinë, 29 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Reynders.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, të cilat janë vlerësuar si të shkëlqyeshme nga të dy ministrat. Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka falënderuar Ministrin Reynders për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim është folur edhe për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe për marrëveshjet e arritura mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në dialogun teknik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Didier Reynders ka përgëzuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për sjelljen evropiane në këtë dialog.

Reynders ka theksuar se Belgjika mirëpret konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të filluar studimin e Fizibilitetit, si hap i parë drejt nënshkrimit të Marrëveshjes të Stabilizimit dhe Asociimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxhaj po ashtu është siguruar nga Ministri Reynders se Belgjika edhe më tutje do të mbështes Republikën e Kosovës në proceset integruese si dhe në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Ministri belg ka përgëzuar Ministrin Hoxhaj për reformat e gjithëmbarshme që janë ndërmarrë në Republikën e Kosovës, të cilat kanë përshpejtuar procesin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)