12 Mars 2025

Ministri Hoxhaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Holandë

Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare Mbretërinë e Holandës.

Gjatë qëndrimit atje, ministri Hoxhaj do të pritet nga homologu i tij Bert Koenders me të cilin pritet të diskutoj për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy shteteve si dhe për përkrahjen e mëtejme të Holandës për të avancuar në procesin e integrimeve evropiane.
 
Kryediplomati  Hoxhaj do të pritet edhe nga deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të shtetit holandez të cilët do t’i informoi për hapat e Kosovës drejt rrugëtimit për në BE si dhe për përpjekjet që Kosova po i bën për të përfituar nga ekspertiza e shteteve partnere, anëtare të BE-së.

Përveç kësaj ministri Hoxhaj, do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve të cilët do t’i njoftoi me kushtet e përshtatshme që i ofron Kosova për investitorët e huaj.

Ministri Hoxhaj do të mbaj edhe një ligjëratë para një audience të zgjedhur të përbërë nga akademikë dhe diplomatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)