17 Janar 2025

Ministri Hoxhaj arrinë sot për vizitë në Slloveni

Lubljanë, 26 qershor - Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, arrinë sot për vizitë në Slloveni, me ç’rast me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Marel Erjavec, do të diskutoj për forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik të dy vendeve.

Pritet që të dy ministrat t’i kushtojnë vëmendje edhe dialogut Kosovë – Serbi, çështjeve të sigurisë në Kosovë dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Ministria e jashtme e Sllovenisë ka njoftuar se vizita e ministrit të Kosovës në Lubjanë paraqet vazhdim të kontakteve intensive në nivelin politik dhe në bashkëpunimin ekonomik dhe e vërteton interesin e dyanshëm për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Sllovenia e mbështet afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)