Ministri Haki Demolli udhëtoi për vizitë zyrtare në Tiranë
Prishtinë, 21 korrik - Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë i kryesuar nga ministri Haki Demolli, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.
Gjatë kësaj vizitë delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë pritet të takohet me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Po ashtu delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës do të vizitoj edhe Gjykatën e Krimeve të Renda të Shqipërisë, me çrast do të takohet me Dritan Hallunaj, kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda.