29 Prill 2024

Ministri Gashi falenderon mediat, OJQ-të, qytetarët

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, me të marrë lajmin për aktvendimin e Gjykatës Supreme për refuzimin e kërkesës së OJQ-së “Zhavorri” për shtyerje të implementimit të vendimit Qeveritar për ndalimin e eksploatimit të lumenjëve të Kosovës, falenderoi mediat, OJQ-të, shoqërinë civile dhe qytetarët e Kosovës të cilët u angazhuan për implementimin e vendimit  dhe dhanë përkrahjen e vazhdueshme për mbrojtjen e brigjeve, shtretërve dhe hapësirave përreth lumenjëve.

\"Ky vendim është marrë si rezultat i brengave tona të përbashkëta për mbrojtjen e lumenjëve të Kosovës, dhe si i tillë ka gëzuar mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë akterëve të përgjithshëm të shoqërisë kosovare. \"

Përkrahjen për këtë vendim e kanë shfaqur edhe përfaqësues të institucioneve europiane, specifikisht raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovës, znj. Ulrike Lunacek dhe komisioneri për mjedis në Bashkimin Europian, Janez Potocnik.

Vendimi i fundit i Gjykatës Supreme të Kosovës sipas Ministrit Gashi edhe një herë ka konfirmuar legalitetin e vendimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në përgjithësi të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Gashi mbetet i përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë akterët e përgjithshëm në Kosovë për mbrojtjen e mjedisit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)