Ministri Federal i Austrisë Alexander Schallenberg viziton sot Kosovën
Prishtinë, 14 qershor - Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare i Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg do qëndroj sot në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Fillimisht Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do ta mirëpres homologun e saj Schallenberg në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ndërsa pas takimit që do të zhvillojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të mbajnë konferencë për gazetarë.
Po ashtu edhe Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.