Ministri Demolli do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme
Prishtinë, 1 nëntor - Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun pranë Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ka ftuar ministrin Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, për të raportuar para komisionit.
Ministri Demolli do të raportojë para komisionit për organizimin e ministrisë, të cilën e udhëheq, dhe për çështje që lidhem me FSK-në.
Takimi do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00 ë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.