Ministri Dardan Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani
Prishtinë, 22 nëntor - Me ftesë të Znj. Korelia Pieper, deputete në Bundestagun Gjerman dhe një herit ministre Shteti në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Dardan Gashi po merr pjesë në takimin e rangut të lartë të mysafirëve të Bundestagut Gjerman ku do të shkëmbehen mendime mbi tematikën Normalizimi i Marrëdhënieve-Përvojat Gjermane.
Me anë të këtij programi, Bundestagu Gjerman dhe Qeveria Federale dëshirojnë tju japin , mysafirëve të rangut të lartë, mundësinë për të zhvilluar bisedime politike me bashkëbiseduesit gjerman.
Po ashtu gjatë qëndrimit, një javor, në këtë vizitë zyrtare, ministri Dardan Gashi pritet të këtë takime edhe me përfaqësues të Qeverisë Federale.
Në Berlin ministri Gashi do të takohet me deputet të Bundestagut Gjerman si dhe përfaqësues të Qeverisë Federale.
Ndërsa pas vizitës dhe takimeve në Berlin, ministri Gashi pritet që të vizitoj Landin Federal të Mecklenburg-Vopommern ku do të zhvilloj një varg takimesh.
Po ashtu ministri Gashi pritet të zhvilloj disa takime në institucione politike dhe shkencore të këtij Landi.
Ministri Gashi gjatë vizitës së tij në Gjermani do të jetë i shoqëruar nga punonjës të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.