23 Janar 2025

Ministri Çollaku viziton Lituanimë

Prishtinë, 7 qershor -  Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku udhëton sot për në Lituani, ku do të zhvilloj takime me zyrtar të lartë të shtetit lituanes me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe marrjes së përkrahjes për avancimin e prioriteteve të agjendës evropiane të Kosovës.

Çollaku do të pritet nga ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, me të cilën do të flas ndër të tjera për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën. Takime do të zhvilloj edhe me përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore.

Vizita zyrtare në Lituani është në vazhdën e angazhimeve të ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtetet anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)