Ministri Çollaku udhëton sot për në Finlandë
Prishtinë, 14 qershor - Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, në kuadër të intensifikimit të komunikimit me shtetet anëtare të BE-së lidhur me agjendën evropiane të Kosovës, udhëton sot për në Finlandë ku do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror të Finlandës.
Ministri Çollaku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, z. Timo Soini.