Ministri Çollaku udhëton sot për në Bruksel
Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, udhëton sot për në Bruksel, ku do të takohet me komisionerin evropian për zgjerim, Johanes Hanh.
Më të do të bisedoj për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) si dhe për zhvillimet politike e bashkëpunimin rajonal.
Në prag të nënshkrimit të MSA-së dhe marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave ministri Çollaku gjatë periudhës në vazhdim do të zhvilloj takime tjera me përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare të saj.