Ministri Çollaku udhëton për në Hungari
Prishtinë, 8 nëntor - Në vazhdimësi të vizitave zyrtare dhe intensifikimit të komunikimit me shtetet anëtare të BE-së, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, udhëton sot për në Hungari, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të këtij shteti, Peter Szijjarto.
Me ministrin hungarez do të diskutojë për agjendën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave si dhe vazhdimin e bashkëpunimit bilateral mes të dyja shteteve.