Ministri Çollaku takon Ambasadorët e BE-së
Gjatë takimit, Ministri Çollaku njoftoj Ambasadorët për kontekstin e përgjithshëm politik dhe krijimin e institucioneve të reja, si dhe për prioritetet e procesit të integrimit Evropian të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, Ministrit Çollaku nëvizoj rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ministri potencoj që gjatë javëve në vazhdim të gjitha institucionet do të angazhohen për përmbushjen e rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave.
Ministri Çollaku nënvizoj përkushtimin e Qeverisë për të adresuar reformat kyçe në kuadër të procesit të integrimit, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformen e administrates publike.
Ai poashtu u zotua se do të punojë shumë ne parandalimin e dukurise se fundit të Migrimit Ilegal, e cila është shumë e dëmshme për Integrimin e Kosovës në Bahkësinë Evropiane.
Ministri për Integrim Evropian z. Bekim Çollaku falenderoj të gjitha vendet anëtare e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit.
Shefja e Politikës së jashtmë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për zgjërim Johannes Hahn pershendetën krijimin e Intitucioneve të formuara dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së afërmi me Institucionet për Integrimin e Republikës së Kosovës në BE-ë.
Ambasadorët i uruan Ministrit Çollaku detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë me Ministrinë që ai do ta drejtojë si dhe bashkkëpunim me të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.