Ministri britanik Boris Johnson viziton Kosovën
Prishtinë, 10 nëntor - Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të qëndrojë sot në Kosovë për vizitë njëditëshe.
Ai fillimisht do të pritet në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj e me pastaj do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Për nder të vizitës së tij Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne në të cilen Ministri britanik Boris Johnson, i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu Ministri britanik Boris Johnson merr pjesë edhe në lansimin e projektit \"Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës\"