Ministri Blerand Stavileci pranoi detyrën e re

Prishtinë, 2 prill - Në selinë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  sot u bë  pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit të MBPZHR.  
Ish ministri i deritashëm z. Idriz Vehapi ka falënderuar stafin e udhëheqjes së deritashme për punën dhe aktivitetet që janë zhvilluar në këtë ministri gjatë kësaj periudhe  dhe ka uruar udhëheqjen e re që të vazhdojë tutje me projektet e filluara. 
Ministri Blerand Stavileci pasi ka felenderuar ish ministrin e deritashëm Idriz Vehapi për punën e bërë, ai ka thënë se do të ruhet kontinuiteti i proceseve zhvillimore dhe nuk do të mungojë gatishmëria dhe vullneti për punë. 















