16 Janar 2025

Ministri Beqaj priti kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe Luginë të Preshevës me theks të veçantë zhvillimet ekonomike.

Takimi Beqaj-Arifi u zhvillua pas pjesëmarrjes në panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2013”, që u hap sot në qendrën industrial Prishtinë-Fushë Kosovë në organizim të Odës Ekonomike të Kosovës, e ku po marrin pjesë biznese të ndryshme nga vendi dhe më gjerë.

Me këtë rast kreu i Komunës së Bujanocit e njoftoi ministrin Beqaj për problemin e taksave në pikat kufitare, të cilat sipas tij, cila po i ngarkojnë financiarisht qytetarët e Luginës së Preshevës, ndërsa kërkoi që Qeveria e Kosovës ta shqyrtojë këtë problem.

Ministri Beqaj ka informuar kryetarin Arifi me zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë dhe projektet që janë duke u zhvilluar, ndërsa ka vënë në dukje interesimin e Qeverisë për forcimin e sektorit privat dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik me vendet fqinje.

Arifi ka shfrytëzuar këtë takim për të ftuar ministrin Beqaj që të marrë pjesë në Panairin e Bujanocit, i cili do të mbahet me 27 maj në këtë komunë.

Nga ana e tij, ministri Beqaj ka premtuar se do të angazhohet që të gjitha asociacionet e biznesit në Kosovë të marrin pjesë dhe të kenë përfaqësuesit e vet në këtë panair.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)