22 Janar 2025

Ministri Abrashi emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 22 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë, të zhvilluar të mërkurën, e ka njoftuar kabinetin qeveritar për vendimin e tij për emërimin e ministrit të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin dhe avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet dhe me shoqërinë civile, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)