22 Janar 2025

Ministrat serbë mungojnë në mbledhjen e Qeverisë

Prishtinë, 5 shkurt - Ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë marrë pjesë të enjten në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Pas shkarkimit të ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç nga ana e kryeministrit Isa Mustafa, Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë bashkëqeverisjen me PDK-në dhe LDK-në.

Burime të Top Channel brenda Qeverisë bëjnë të ditur se Jabllanoviç dhe ministrat tjerë serb të Kosovës kanë udhëtuar drejt Beogradit për tu konsultuar me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për hapat e ri që duhet t’i marrë Lista Serbe në Kosovë.
 
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi tha pas mbledhjes së Qeverisë se janë të hapur për të vazhduar partneritetin me Listën Serbe.

“E vërteta është se ministri Jabllanoviç nuk është pjesë e kabinetit qeveritar. Sot në vendin e tij ka qenë zëvendësministri i cili është dominuar disa ditë më parë. Ne besojmë në konstruktivitetin dhe partneritetin me Listën Serbe dhe jemi të hapur për bashkëpunim. Është një vendim që është marrë nga Kryeministri dhe besoj ka hapësirë të punojmë me Listën Serbe në realizimin e objektivave të Qeverisë, integrimin e veriut dhe gjithashtu gjithë komunitetit serb brenda Republikës së Kosovës”, tha Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë.  

Perveçse ne mbledhjen e se enjtes ku munguan, Abrashi tha se ministrat tjerë të Listës Serbe pas shkarkimit të Jabllanoviçit kishin vijuar normalisht punën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)