18 Janar 2025

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Sllovakisë e urojnë Hoxhajn

Prishtinë, 27 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i  Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar telegrame urimi për emërimin në kreun e diplomacisë kosovare nga homologu  grek Nikos Kotzias dhe ai sllovak, Miroslav Lajčák.

Në telegramin e urimit të ministrit grek, kryediplomati Hoxhaj është përgëzuar për përkushtimin dhe angazhimin në politikën e jashtme ngjashëm sikur është uruar edhe nga homologu sllovak  Lajčák.

Në urimin e këtij të fundit thuhet: “Jam i bindur se me gjithë përvojën, njohuritë dhe historikun tuaj, do të kontribuoni në avancimin e mëtejshëm të Kosovës, kurdo që një gjë e tillë të jetë e nevojshme”. Ndërsa shtohet se përmbushja e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, apo kthimi në binar i dialogut me Beogradin, janë të një rëndësie të madhe për arritjen e rezultateve specifike në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

Që prej emërimit në postin e ministrit të jashtëm, ministri Hoxhaj ka pranuar telegrame urimi nga përfaqësues të lartë shtetërorë si, nga Sekretari amerikan i shtetit, John F.Kerry, nga ministrat e jashtëm të: Holandës, Turqisë, Latvisë, Bahreinit, Jordanisë e të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)