Ministrat Berisha, Tahiri dhe Beqaj raportojnë para komisioneve parlamentare
Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raportojnë para komisoneve për katëse lidhur me çështjet e ministrive që udhëheqin.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha informon Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të raporton para Komisioni për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane.
Tahiri po ashtu do të raportojë edhe para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015.
Ndërkaq Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Inovacionit.