Mimoza Kusari Lila garon për kryetare të AKR-së
Prishtinë, 15 janar - Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar për herë të parë në Interaktiv në KTV se pritet të garojë për të marrë drejtimin e Aleancës Kosova e Re.
Ajo ka thënë se viti 2015 do të jetë vit zgjedhor në AKR dhe se me gjasë do të ketë përkrahjen e kryetarit aktual për kandidaturën e saj.
Kusari Lila ka thënë se këtë vit do të ndodhë ringjallja e partisë si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.